Detaje shokuese: I dyshuari për vrasjen e Liridona Murselit thotë se u pagua nga burri i saj, Naimi

Estimated read time 1 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.

Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Detaje të reja nga arrestimi i Naim Muselit

Siç raporton Koha.net, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.

Advertisement

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.

Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like