Dëshmia/ Pas vr’asjes së gruas, Naim Murseli festoi në klub nate

Estimated read time 3 min read

I dyshuari i tretë i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, Kushtrim Kokalla, ka rrëfyer në dëshminë e tij të dhënë në polici se Naim Murseli e ka lutur rreth një vit më parë që ta kryejë vrasjen e 30-vjeçares, madje i ka ofruar edhe para.

Kushtrim Kokolla, i cili është kushëriri i Naim Murseli, është shprehur se nuk ka pranuar ta kryejë vrasjen e Lirdonës.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës të siguruar nga Paparaci.

Ndërkohë, pjesëtari i FSK ka rrëfyer se ka qenë vetë ai që ka njohur Naim Murseli me Granit Plavën, ndërsa ka treguar se ka pasur dijenë që ka qenë pikërisht kushëriri i tij porositësi i vrasjes së 30-vjeçares.

“E kreva këtë punë”, mësohet se i ka thënë Naim Murseli kur u takuan së bashku pas vrasjes së Liridonës.

Dëshmia:
Naim Murseli e kam djalin e dajës dhe të hallës. Ndërsa Granit Plavën e kam bashkëfshatar dhe njihemi që kur kemi qenë të vegjël. Unë nga Gjakova në Prishtinë ditën e vrasjes së Liridonës kam udhëtuar me Granit Plavën.

Naimi dhe Graniti njihen me njëri tjetrin prej 1 jave, ndoshta 2. Naim Murseli më ka ftuar tek shtëpia e tij dhe ai ishte vetëm, jemi takuar, kemi qëndruar aty rreth 1 orë dhe kemi biseduar rreth shtëpisë së tij të re. Kur doja të shkoja në shtëpi, Naimi ka insistuar që të vijë me mua dhe të më dërgojë në shtëpi. I thashë do të shkoj me një shokun tim, Granitin pasi ai ndodhej në qytet. Së bashku me Naimin kemi vazhduar dhe jemi takuar me Granitin në hyrje të autostradës.

Advertisement

Gjatë bisedës, Naimi e ka pyetur Granitin se me çfarë merret. Graniti iu është përgjigjur se merret me gjithçka, aty nuk është biseduar ndonjë gjë tjetër. Unë u ktheva në shtëpi me Grantin dhe Naimi është kthyer në shtëpi të vet. Po atë natë, Naimi më ka shkruar në Whatsapp dhe më kërkoi numrin e Ganitit dhe ia dërgova.

Pas 2-3 ditësh më mori në telefon dhe më ta merre me vete Granitin dhe hajde në udhëkryq të Klinës.

Unë kam gyrë në kredi para 1 viti për Naim Murseli në një shumë 25 mijë euro. Pagesën e kredisë ma jep në dorë. Po atë natë kur më dha apratë për këstin e kredisë, 300 euro, ai gjithashtu i dha Granitit 500 euro dhe i ka thënë “kënaqu”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like