Deputetja e LDK Krasniqi: Politika e jashtme e Qeverisë Kurti është për faqe të zezë

Deputetja e LDK Rrezarta Krasniqi ka leshuar akuza te fuqishme per politiken e jashtme te Qeverise Kurti. Ne nje emision televiziv ajo ka kritikuar ashper dikasterin e udhehequr nga Gërvalla, si nje ngadikasteret me te dobeta ne historine e Kosoves se pavarur.

“Politika e jashtme e kësaj Qeverie është për faqe të zezë. Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi dështime në Këshillin e Evropês pikërisht për shkak të krerëve të shtetit, duke e nënshkruar një letër dhe duke u zotuar se Asociacionin do ta dërgojnë në gjykatë Kushtetuese dhe nuk i janë përmbajtur atij zotimi” ka deklaruar Krasniqi

Advertisement
Advertisement
Advertisement