Dëmtimi i Gerard Pique në ndeshjen e së shtunës kundër Barcelonës ka rezultuar më i rëndë nga sa mendohej. Mbrojtësi spanjoll la fushën duke çaluar, ndërsa që nga shprehja në fytyrën e tij u kuptua se bëhej fjalë për diçka serioze.
Por testet mjekësore kanë shokuar futbollistin dhe Barcelonën. Pique ka pësuar jo një, por dy dëmtime në gjurin e djathtë. Bëhet fjalë për ndrydhje të gradës së tretë të ligamentit dhe krisje të brendëshme të brendëshme të kroçatit.
Mbrojtësi do t’i nënshtrohet të tjera testeve të specializuara në ditët e ardhshme, por mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai mund të qëndrojë jashtë fushës deri në tetë muaj. Një goditje e rëndë për Gerard Pique, por edhe për Barcelonën, që duhet t’i bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm në këtë sezon të vështirë për skuadrën katalunjase.