Deklarohet Escobar pas rreth 2 orë takim me Kurtin: Kosova të dëgjojë brengat tona, nuk do të duhej të ishte e vështirë

Estimated read time 1 min read

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili gjendet për vizitë në Kosovë ka zhvilluar sot takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, që zgjati rreth dy orë. Escobar doli doli para gazetarëve para pak minutash, ku tregoi shkurtimisht për atë që është diskutuar. “Mund të them që patëm një diskutim të mirë. Kryeministri do t’i marrë parasysh disa propozime që i kam bërë sot. Çdo gjë që kemi bërë këto vite ka qenë në favor të Kosovës. E kemi mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike. Kemi qendëruar përkrah Kosovës. Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës. Kosova të dëgjojë brengat tona dhe nuk do të duhej të ishte e vështirë. “ – tha Escobar.

Advertisement

Ndryshe, Escobar të mërkurën u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën më vonë doli në konferencë për media.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like