DAP: Të premten ka pasur rënie prej 22.12% në qarkullimin e supermarketeve të mëdha

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), në kuadër të kompetencave të saj dhe në interes të opinionit publik, ka publikuar të dhënat më të fundit nga sistemi për regjistrimin e qarkullimit të parasë në dorë (GPRS), që tregojnë qarkullimin e regjistruar në 8 zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në gjithë territorin e shtetit për datat 6 dhe 7 shkurt 2025.
Të enjten, më 6 shkurt 2025, deri në mesnatë, në sistemin GPRS të DAP-it është regjistruar një qarkullim total prej 232.791.773 denarësh, me gjithsej 417.866 fatura fiskale të lëshuara.
Të premten, më 7 shkurt 2025, deri në mesnatë, është regjistruar një qarkullim total prej 181.288.348 denarësh, me 346.317 fatura fiskale, duke shënuar një rënie prej 22,12% te 8 zinxhirët më të mëdhenj të marketeve gjatë kësaj periudhe të analizuar.
Megjithatë, krahasuar me të premten e kaluar, më 31 janar 2025, kur ishte regjistruar një qarkullim prej 114.293.367 denarësh, të premten më 7 shkurt është regjistruar një rritje prej 36,95% në krahasim me të njëjtën ditë të javës së kaluar.
“Gjatë krahasimit të qarkullimit të regjistruar në fund të muajit, pra më 31 janar dhe të premten më 7 shkurt 2025, duhet të merren parasysh faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në zakonet e konsumatorëve. Një nga këta faktorë është se shumica e qytetarëve marrin pagat dhe pensionet në fillim të muajit, çka ndikon në sjelljen e tyre konsumatore”, thonë nga DAP.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *