Bullgaria i bën ‘bllok’ Maqedonisë së Veriut: Nuk ka përmbushur kushtet

Një javë nga vendimi i madh në Bruksel për nisjen e negociatave, Bullgaria nëpërmjet Ministrisë së saj të Jashtme konfirmon se Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur kushtet për tryezën e parë ndërqeveritare.
Sipas Bullgarisë, korniza negociuese duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u arrit në vitin 2017 e që për momentin, siç shprehen nga MPJ e Bullgarisë, nuk janë përmbushur dhe për këtë shkak nuk janë përmbushur as kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare.

Advertisement

Ky ngërç mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të ndikojë dhe për tryezën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ndërkohë që procesi nuk ndahet dhe liderët e BE-së i kanë marrë vendimet për të dyja vendet bashkë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like