Bullgaria u bë me qeveri të rregullt politike. Mes prioriteteve që i përmendi kryeministri i ri Rosen Zhelazkov, ishte edhe procesi i zgjerimit të BE-së. Ai, duke e kërkuar përkrahjen e Kuvendit, tha se zgjerimi do të bëhet në bazë të marrëveshjeve të arritura.
Nga partia e djathtë opozita re Rilindja e thirrën qeverinë e re që të jetë më e ashpër ndaj Maqedonisë.
Nga VMRO-DPMNE, lajmin për qeverinë e re në Bullgari e morën me rezervë në kontekst të pritshmërive për dialog për rrugën eurointegruese.
Së fundmi, eurokomisarja Marta Kos nga Brukseli theksoi se duhet të realizohen ndryshimet kushtetuese që të hapen kapitujt e negociatave, ndërsa autoritetet vendase presin garanci se në të ardhmen nuk do të ketë bllokada të reja.