Bujqësia në RMV shembull dhe model i suksesit që vendet e rajonit duan të ndjekin

Estimated read time 2 min read

Bujqësia maqedonase ka treguar se është e gatshme të thithë para nga fondet evropiane, pa të cilat nuk ka modernizim dhe zhvillim. Jemi bërë shembull dhe model i suksesshëm që vendet e rajonit duan të ndjekin. Ata pyesin për politikat tona, pyesin se çfarë kemi bërë që të zbatohet tek ata, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski në panelin “Bujqësia dhe zhvillimi i balancuar rajonal – mundësitë dhe perspektivat e BE-së” që mbahet paraditen e sotme në kuadër të konferencës “Viti i Mundësive Evropiane”.

Vitin e kaluar ai e vlerësoi si jashtëzakonisht të suksesshëm, ndërsa për këtë vit paralajmëroi një sërë projektesh. Ndër prioritetet, theksoi ai, do të jetë që shteti të ketë sa më shumë prodhues të vegjël ushqimorë dhe fokusi, siç shtoi ai, do të jetë tek produktet finale.
– Në vitin 2023 dëshmuam se pjesa më e madhe e ekonomisë është e bazuar në bujqësi. Nuk patëm një protestë të vetme, por kriteri më i rëndësishëm ishin politikat dhe programet. Bujqësia maqedonase është një model i suksesshëm se si mund të përdoren paratë evropiane. Ne kemi treguar se mund të jemi shembull në lidhje me IPARD-in. Nëse në IPARD 1 kemi përdorur 10 për qind të totalit të fondeve dhe kemi kthyer 55 milionë euro në arkën europiane, në këto pesë vite, nga viti 2017 deri në fund të 2023, kemi kthyer zero euro në arkën europiane. Kemi një numër rekord të kontratave, 2400, janë paguar mbi 2200 kontrata, janë realizuar investime. Nuk ka përparim, nuk ka modernizim dhe zhvillim pa fondet evropiane, por ne kemi nevojë për një miliard, shumë fonde, prandaj jemi vendi i parë që nisim IPARD 3, asnjë vend tjetër nuk e filloi këtë Program vitin e kaluar. Përsëri kemi një numër rekord të kërkesave për të dyja masat, janë kërkuar mbi 1100 kërkesa, afër 100 milionë euro, tha Nikolovski.
Pas tij në panel foli ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov, ku morën pjesë edhe drejtoresha e Agjencisë së Pagesave, Nikica Baçovski, si dhe Elena Mlladenovska Jelenkoviq nga “Vina za Macedonia”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like