Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Brnabiç: S’jemi të lumtur me marrëveshjen e Izraelit dhe Kosovës

Advertisement

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se nuk është aspak e lumtur pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Izraelit dhe Kosovës. Në një prononcim për mediat ajo ka thënë se Serbia asnjëherë s’ka dashur që kjo pikë të vendoset në marrëveshjen e Washingtonit.

Ndër të tjera Brnabiç tregoi se nuk ka asnjë kusht nga Evropa për të zgjidhur çështjes e Kosovës në vitin 2021.

“Padyshim presioni nga Shtetet e Bashkuara ishte shumë i fortë. Ne do të shohim se si do të sillen vendet e tjera, veçanërisht ato myslimane. Unë mendoj se zgjidhja e çështjes nuk është e kufizuar në kohë, por sigurisht që Evropa pret ndonjë marrëveshje mbi normalizimin përpara se të bashkohemi në BE. Evropa nuk dëshiron të importojë problem”, shtoi Brnabiç.

Kryeministrja e Serbisë tha se fokusi i shtetit të saj tani është vaksinimi anti-COVID.

“Tani kemi 463.000 qytetarë të vaksinuar dhe rreth 10.000 të cilët janë rivaksinuar”, ka thënë ajo./abcnews.al

Advertisement

Read Previous

Ja sa të infektuar u regjistruan nga Covid-19 në Shqipëri

Read Next

Sistemi KOVAKS: S’ka vaksina anti-covid në Maqedoni deri në muajin mars