Bregu i Liqenit të Ohri mbushet me mbeturina

Këto ditë, Liqeni i Ohrit nxori në sipërfaqe edhe njëherë neglizhencën njerëzore ndaj tij. Era e jugut nxori sasi të mëdha mbeturinash komunale, që vështirë zbërthehen , si shishe plastike, kanaçe, qese plastike, këpucë, kartonë dhe shumë gjëra të tjera. Punëtorët e ndërmarrjeve komunale deri më tani kanë mbledhur më shumë se pesëdhjetë metra kub mbeturina vetëm në shëtitoren e qytetit.
“E gjithë kjo është pasojë e qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe vetëdijes së ulët ekologjike të qytetarëve. Përveç faktit se të gjitha llojet e mbeturinave hidhen në lumenj dhe përroska si dhe në vetë liqenin… “, tha Stevço Maslov- Ndërmarrja Publike “Ohridski Komunalec”.
Zhytësit e Ohrit gjithashtu hasin shumë lloje të mbeturinave në fund të liqenit çdo ditë. Vaska, kaldaja, shporetë, frigoriferë, krevatë. Situata është më shumë se alarmante.
“… Vdesin organizmat e gjallë, peshqit, zogjtë. Edhe ekspertët thonë se nëse vazhdojmë me këtë menaxhim të liqenit, për më pak se dhjetë vjet do të kemi një hidro akumulim të thjeshtë, plot me ujë. Do të ketë zona me mungesë të oksigjenit”, pohoi Nikolla Paskal, zhytës.
Zhytësit dhe ambientalistët thonë se përveç orëve edukative për të rinjtë që duhet të organizohen në shkolla, duhet të ndalohet në rajon përdorimi i najlonit dhe plastikës për një përdorim. Nga ana tjetër, Ndërmarrja Komunale e Ohrit po shqyrton vendosjen e grilave përgjatë lumenjve, për të parandaluar të paktën derdhjen e mbetjeve të ngurta në liqen./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like