Ish kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ka dënuar ashpër qëndrimet e shprehur nga kryeministri Zoran Zaev, në intervistën për agjencinë bullgare të lajmeve, Big News, transmeton nmk-post.mk
Në reagimin e tij me shkrim, Cërvenkovski thotë se qëndrimet e Zaevit i kanë bë dëm të madh “popullit dhe shtetit maqedonas” dhe shton se këto qëndrime nuk janë të mbarë LSDM-së dhe kreut shtetëror. Bie në sy se në letrën e tij të hapur Cërvenkovski përdor termin Maqedoni, e jo “Maqedonia e Veriut”.
Më poshtë u sjellim qëndrimin e plot ëtë Cërvenkvskit, i cili gjatë kohë ishte edhe kryeministër dhe president Maqedonisë.
Të respektuar bashkëpartiakë,
Në 7 vitet e kaluara vendosa të mos jem prezent në asnjë mënyrë në skenën politike në Maqedoni.
Për një sjelljetë tillë kasha më shumë shkaqe, kurse tani po i përmend dy kryesore. Deri sa LSDM ishte në opozitë dhe zhvillonte luftë të fuqishme me regjimin, nuk dëshiroja të jem shkak plotësues për sulme ndaj udhëheqësisë së LSDDM-së, sejanë marioneta të mia ose që zbatojnë politikë nën ndikimin tim.
Desha që partia të lirohet nga çfardo lloj barre nga qeverisjet e mëhershme të LSDM-së me vendin.
Në periudhën pas formimit të qeverisë në krye me LSDM-në, nuk u paraqita në opinion, që të mos vi në situatë të konfrontohem ose publikisht t’i kritikoj disa politika dhe hapa të partisë sime. Kurse situata të tilla kishte në disa raste.
Ky qëndrim i imi do të vazhdonte edhe në të ardhmen, nëse nuk do të ndodhte intervista skandaloze e Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë sonë, Zoran Zaev. Qëndimet dhe tezat e shprehura në atë intervistë, shkaktuan dhe do të shkaktojnë pasoja të rënda afatgjate për popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas.
Është bë dëm i madh dhe i papërmisueshëm. Ajo që duhet patjetër të bëhet është të bëhet me dije se qëndrimet e Zaevit nuk janë as qëndrime të mbarë Qeverisë, e as të mbarë kreut shtetëror”, shkruan Cërvenkovski./Northmacedonia-post/