BQK: Euro do të jetë e vetmja valutë për pagesa në Republikën e Kosovës

Estimated read time 1 min read

Që nga 1 shkurti në Republikën e Kosovës valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

Në rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se “valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro”.

Ndërsa, BQK-ja ka dhënë sqarim edhe për valutat e tjera që gjenden në Kosovë.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, thuhet në rregullore.

Advertisement

Në komunat me shumicë serbe përdoret dinari serb si valutë për pagesa.

BQK-ja ka ndaluar edhe qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 eurosh.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like