Kryeqyteti dhe disa vendet tjera të vendit sot janë mbuluar nga bora. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë, më shumë borë ka në Kodrën e Diellit 29 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Kriva Pallankë 1 centimetër. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme. Temperatura minimale do të lëvizë prej -1 deri në 5 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 3 deri në 9 gradë celsius. Ditëve në vijim sinoptikët thonë se moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme. Komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore. Në disa vende ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës dhe borës. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.Nën borë është edhe Tetova. Rrugët për momentin janë të kalueshme kurse nga Komuna thonë se gjatë pasditës do të intensifikojnë pastrimin. Për momentin, fshatrat e Malësisë së Tetovës nuk janë të bllokuar siç ndodh rëndom në këtë pjesë të qytetit, sa herë që bie borë. /Alsat.mk
Bora mbulon kryeqytetin, temperatura të ulëta gjatë gjithë javës
Advertisement
Advertisement
Advertisement