Bie regjimi në Siri, rebelët marrin Damaskun – Assadi ka ikur!

Në orët e vona të natës, grupimet e para të rebelëve ishin në zonat përreth Damaskut, teksa pas mesnate filloi edhe marrja e rrethinave të para, pa rezistencë nga Ushtria siriane, e cila duket se e ka braktisur detyrën dhe është kthyer në popullatë civile, ose ka dezertuar në Irak. Në një kthesë të paprecedente ngjarjesh brenda pak ditësh, rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.

Në orët e vona të natës, grupimet e para të rebelëve ishin në zonat përreth Damaskut, teksa pas mesnate filloi edhe marrja e rrethinave të para, pa rezistencë nga Ushtria siriane, e cila duket se e ka braktisur detyrën dhe është kthyer në popullatë civile, ose ka dezertuar në Irak.

Advertisement

Avancimi vijoi më tej në orët e para të mëngjesit me orën vendore siriane, ku rebelët shpallën marrjen e Damaskut dhe u gjendën përpara portave të godinës presidenciale të Assad, siç raportohet krejtësisht e boshatisur.

Advertisement
Advertisement