Biden: Zgjidhja me dy shtete në Palestinë “përgjigjja përfundimtare”

Estimated read time 1 min read

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se i ka përcjellë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mendimin se zgjidhja me dy shtete në çështjen e Palestinës është “përgjigjja përfundimtare”, transmeton Anadolu.

Biden mbajti konferencë për media në San Francisco me presidentin e Kinës Xi Jinping i cili ndodhet në SHBA për vizitë zyrtare.

Duke vënë në dukje se izraelitëve, Netanyahut dhe kabinetit të tij i ka përcjellë mendimin e tij se zgjidhja me dy shtete në çështjen e Palestinës është “përgjigjja përfundimtare”, Biden tha se nuk e di se sa do të vazhdojnë sulmet e Izraelit ndaj Gazës.

Advertisement

“Kur do të ndalen (sulmet e Izraelit ndaj Gazës)? Për mendimin tim do të ndalen kur Hamasi të mos ketë kapacitetin për të vrarë izraelitë, provokuar dhe për t’u bërë gjëra të këqija atyre”, tha Biden.

Ai tërhoqi vëmendjen se do të bëjnë çdo gjë për pengjet por se kjo nuk nënkupton dërgimin e ushtarëve amerikanë në rajon.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like