Biden porosi Putinit: Jemi të gatshëm të zbusim tensionet

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se do të vendosë Rusinë “Isha i qartë me Presidentin Putin. Nëse Rusia vazhdon të ndërhyjë në demokracinë tonë, do të ndërmarrim masa të tjera”, tha Biden.
Administrata Biden sanksionoi Rusinë për sulmet kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara, në përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhje: “Qëndrimi im është ky: kur të jetë në interes të SHBA-së të bashkëpunojë me Rusinë, do ta bëjë. Nëse Rusia shkel interesat tona, do të përgjigjemi”.para përgjegjësisë, pas 4 vitesh trajtimi të butë nga paraardhësi Donald Trump.
Në total, Amerika sanksionoi 32 entitete dhe individë rusë, dëboi 10 diplomatë rusë dhe fajësoi zyrtarisht Rusinë për sulmin kibernetik ndaj agjencive federale dhe kompanive më të mëdha në vend.
Sanksionet zbuluan për herë të parë se një agjent rus, i cili kishte siguruar të dhëna të brendshme të sondazheve nga fushata e Trump ia kishte kaluar shërbimeve të inteligjencës rusë në 2016-n./Alsat-M/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like