Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar një vendim të ri për ndryshimin e numrit të refugjatëve që do të hyjnë në Amerikë.
Biden, gjatë fushatës së tij zgjedhore, kishte premtuar se do të lejonte 65,500 refugjatë për të hyrë në SHBA, në vendimin e ri të tij lejohen vetëm 15,000 persona, transmeton Klan Kosova. Shifra e refugjatëve të këtij vendimi është e njëjtë me atë të Donald Trump, ish-presidentit të SHBA-së, të cilën Biden më herët e kishte kritikuar. Shifra e refugjatëve të këtij vendimi është e njëjtë me atë të Donald Trump, ish-presidentit të SHBA-së, të cilën Biden më herët e kishte kritikuar.
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ka thënë se muajin e ardhshëm Biden do ta rrisë shifrën e vendimit. Shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se rreth 80 milionë refugjatë kërkojnë strehim në shumë shtete të ndryshme të botës, shkruan BBC.