Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka nxjerrë nga arkiva 800 vepra të rralla

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka nxjerrë nga arkiva 800 vepra të rralla dhe origjinale që ruhen prej një shekulli në institucionin e kujtesës, ku shumë prej tyre prezantohen për herë të parë për publikun, transmeton Vizion Plus.

Ekspozita me emrin “Thesaret e Bibliotekës” rrugëtimin e nis në vitin 1473 me librin e Papa Piut të dytë, më i vjetri në fondin e Bibliotekës, dhe pasohet nga një sërë veprash të tjera nga humanistë dhe intelektuale shqiptare dhe të huaj.

Ekspozita me libra antikuare, dokumente dhe dorëshkrime të Aristotelit, Strabonit, Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit, Marin Barletit dhe shumë emrave të tjerë për Piro Mishën, ka një mision kthimin e identitetit dhe vëmendjes tek Biblioteka Kombëtare që sot ruan pasuri të mëdha.

Advertisement

Kjo ekspozite për drejtuesit e qendrës për komunikim dhe dialog në kryeministri, është e një rëndësie të veçantë.

Ekspozita do të qëndroje e hapur deri ne 31 tetor në ambientet e Kryeministrisë. /Vizion Plus/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours