Lëvizja Besa nëpërmjet një komunikate ka uruar Shaqir Fetahun për zgjedhjen e tij në krye të BFI-së, njofton nmk-post.
Ja komunikata e plotë;
Nga sot, Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zgjodhi reisin e ri, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, njëherit edhe myfti i qytetit të Gostivarit. Lëvizja BESA, i uron sukses z.Fetahut si dhe BFI-së për zgjedhjen e reisit të ri si dhe i përgëzon për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor të brendshëm, e cila është një vlerë e shtuar në këtë institucion.
Gjithashtu, inkurajojmë BFI-në dhe reisin e ri që muslimanët t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë, sepse ky institucion është ndër më të rëndësishmit në vend, andaj uniteti, demokracia dhe fisnikëria duhet të jenë parim bazë i këtij institucioni.
Advertisement
Mirënjohje për të gjithë palët që morën pjesë në këtë proces dhe që mundësuan të kalojë qetësisht dhe në mënyrë paqësore.
Urime dhe Suksese!
Advertisement
Advertisement