Berisha: Drenica është e Kosovës dhe jo e bandave të Sami Lushtakut e Ganimete Musliut

Publicistja Kimete Berisha, e ka quajtur Ganimete Musliun budallaqe, pasi kjo e fundit iu referua Albin Kurtit si psikopat. Berisha thotë se Drenica është e Kosovës dhe jo e bandave të Sami Lushtakut e Ganimete Musliut, reagimi i saj vjen pas vizitës së Kurtit në Skënderaj.
Reagimi i saj i plotë:
Psikopat është njeriu që nuk tutët, budallaqe. Kur je psikopat: nuk ke frikë, nuk ke turp dhe nuk ndjen. Prandaj, mos thuaj se Albini është ‘psikopat’ dhe po tutët prej vezëve të Samiut. Se nuk e lidh psikologjia këtë padijen tënde. Por pyet: Pse kaq pak Drenicasë (veç një grusht) janë kundër Albin Kurtit!  
Kam pas më shumë besim në Ty, që i mbledhni bile së paku 40-të veta, m’i thënë ‘hajn’ njeriut që nuk e ka shkel as bubrrecin. Poshtë ju ka ra katuni. Drenica është e Kosovës, jo qysh ka qenë deri tash e bandave të Sami Lushtakut dhe e Ganimetes!
P.S. A e kam mirë, a jo?
Kujtojmë se kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vizitës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në Skënderaj, me ç’rast ndërhyri edhe policia. Musliu e ka quajtur “psikopat” Kurtin, duke thënë se ai nuk e kursen as jetën e njeriut për spektaklet e tij politike. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like