Benzema po rikthehet te Franca

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka disa vite që mungon te Kombëtarja e Francës, shkaku i një skandali të përfshirë me Mathieu Valbuenan, por siç duket është më afër se kurrë më parë që të rikthehet te’Gjelat’, shkruan Insporti. Didier Deschamps e kishte përjashtuar sulmuesin nga kombëtarja e Francës, derisa të zgjidhet skandali. Sipas asaj që raporton L’Equipe, trajneri francez ka planifikuar që të fitojë Benzeman për Euro 2020 që fillon më 11 qershor.
Kështu, kjo do të jetë ftesa e parë për Benzeman, pas më shumë se gjysme dekade dhe Franca, raporton telegrafi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like