Befason analisti shqiptar: Në vitet e ’90-ta në Vlorë nuk e dinim se Kosova kishte shqiptarë

Estimated read time 2 min read

Befason analisti shqiptar: Në vitet e ’90-ta në Vlorë nuk e dinim se Kosova kishte shqiptarë

Analisti i njohur, Arian Konomi, njihet në përgjithësi për paraqitjet televizive, përfshirë edhe punën ndër vite me shkrime të shumta.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ndërsa ka zbuluar disa kuriozitete.

“Unë jam Vlonjat. Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë. Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip. Absolutisht nuk e dinte njeri [në Vlorë] se në Tetovë ka shqiptarë. Në vitin 1998-99 iu tregoja miqve të mijë për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut. Iu thosha se janë shqiptarë si ne, nuk e besonin. Nuk e kishin këtë ide”.

Gazetari thotë se vetëm pas viteve të ’90-ta në përgjithësi shqiptarët në Shqipëri e kuptuan se ka shqiptarë edhe jashtë Shqipërisë.

“Unë personalisht kur kam ardhur si studentë në Tiranë nga Vlora si 18-vjeçar, pata parë fshehurazi një film në televizionin e Prishtinës (RTP) dhe ai ishte me titra shqip. Pyesja si ka mundësi që këta e bëjnë film me titra shqip. Nuk e dija që janë shqiptarë”, tregon tutje Konomi.

Advertisement

Ai thotë se njëjtë i kishte ndodhur me një roman që vinte nga Kosova.

“Këtu [Vlorë] dihej sikurse në Kosovë ka qenë një origjinë shqiptare, ishte tokë shqiptare nga Skënderbeu, por asnjë nuk e kishte idenë se këtu ishin shqiptarë si ne. Tani duket absurde kjo që po e them, por në Shqipëri kanë qenë njerëzit shumë të pakët që e dinin se këtu kishte shqiptarë”, deklaroi tutje Konomi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like