BE-ja bën marrëveshje me “Curevac” për 405 milionë doza të vaksinës

Komisioni Evropian do të autorizojë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike gjermane “Curevac” për deri në 405 milionë doza vaksinash, nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efikase, njoftoi presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

“Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën. Na duhet një vaksinë e sigurt dhe efikase për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, deklaroi ajo.
“KE dhe Banka Evropiane e Investimeve tashmë i kishin siguruar fondet për kompaninë në fillim të këtij viti”, qartësoi von der Leyen.

Advertisement

Kjo është kontrata e pestë që komisioni ka negociuar.

Organi ekzekutiv i BE-së, që negocion në emër të vendeve të Bllokut, është gjithashtu në bisedime me kompaninë “Moderna”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like