BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga Mbrojtja! Taravari: BDI është opozitë dhe puna e tyre është që të kritikojnë

BDI akuzon se po kryhet përjashtim sistematik dhe margjinalizim i shqiptarëve nga strukturat kyçe në Armatë. Akuzon partnerët e koalicionit qeveritar VLEN që i quajnë të zgjedhur të VMRO-DPMNE-së, se nuk po ndërmarrin asgjë për të ndaluar këtë. “Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak. Është shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-DPMNE-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi”, thotë BDI. Akuzat i hodhi poshtë ministri i shëndetësisë Arben Taravari i cili u pyet edhe për ligjin për përfaqësim të drejtë.“BDI është në opozitë dhe puna e saj që të kritikojë vazhdimisht. Unë mendoj se ligji është kah fundi, shpresoj se së shpejti do të dalim bashkë me kryeministrin dhe të gjithë partnerët e koalicionit të themi se ligji duhet ta fillojë procedurën në Kuvend”, tha Arben Taravari.Në lidhje me përjashtimet e shqiptarëve nga institucionet, BDI këto ditë ua ka dërguar letër partnerëve ndërkombëtarë ku theksuan se ndahen vetëm 12% nga buxheti për projekte të kulturës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *