Çmimet e lartë në markete! Jozyrtarisht, marzhë astronomike qe në fund i paguajnë qytetarët

Inspektorati shtetëror i tregut ka përfunduar inspektimet e marketeve dhe distributorëve për të përcaktuar pse çmimet në markete janë të larta. Vëmendje e veçantë gjatë kontrolleve i është kushtuar importuesve të cilët janë edhe distributor të produkteve nga jashtë. “Deri më tani janë kontrolluar 10 rrjete marketesh, duke përfshirë disa markete rajonale që kanë vetëm disa dyqane, vëmendje të veçantë i është kushtuar çështjes se si formohen çmimet e top 100 produkteve, produkteve kimike dhe ushqimeve për foshnja dhe fëmijë”, tha Inspektorati Shtetëror i Tregut. Kjo është e gjitha që morëm sot si informacion zyrtar nga Inspektorati. “Sot Inspektorati shtetëror i tregut ka dërguar në Ministrinë e Ekonomisë një dokument me analizën fillestare se pse çmimet e ushqimeve janë të larta në markete. Por, për fat të keq nuk kemi marrë një qëndrim nga Ministria e Ekonomisë se çfarë do të raportojnë nesër në Qeveri”. Nëse nuk ka zyrtarisht, do të ketë jozyrtarisht. Ajo që mësoi TV21 është se gjatë kontrolleve janë konfirmuar parregullsi të mëdha, për të cilat flitet në publik prej disa kohësh. U konstatua se kishte marzhe të mëdha bruto, që lëviznin nga 40 në 70% për disa produkte, që është shumë më e lartë se ajo që parashikohet me ligj në Aktin e Praktikave të Padrejta të Tregtisë. Gjithashtu, distributorët e produkteve të huaja, duke shfrytëzuar fuqinë e tyre ekonomike, imponuan çmimet e tyre, gjë që ndikoi negativisht në produktet e prodhuara në vend. E gjithë kjo ndikon në çmimin përfundimtar që paguajnë qytetarët. Informacionet thonë se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nisur edhe kontrollin e prodhuesve, me theks të veçantë në industrinë e ëmbëlsirave, të mishit dhe të qumështit. Ky kontroll do të jetë më i ndërlikuari nga të gjithë dhe me shumë gjasa do të nevojitet bashkëpunim ndërinstitucional.Përndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski, varësisht se çfarë do t’i raportohet në seancën e nesërme të qeverisë, paralajmëroi marrjen e masave.“Nëse shohim se njëra palë nuk e respekton atë që është dakorduar, atëherë ne si qeveri do të duhet të ndërhyjmë”, tha Mickoski.Përndryshe të premten më 7 shkurt për herë të dytë kishte bojkot të marketeve, me çka qarkullimi ishte më i lartë se në bojkotin e parë që u mbajt më 31 janar. DAP, QARKULLIMI NË TETË ZINXHIRËT MË TË MËDHENJ TË MARKETEVE31 JANAR 2025 (E PREMTE) 1,858,428.73 EURO07 SHKURT 2025 (E PREMTE) 2,947,778 EURO +36,95%

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *