Breaking News :

nothing found
14-08-2022

BDI do ta mbështesë propozim ligjin për shtetësinë

Advertisement

Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, nga radhët e BDI-së, i përgjigjet publikisht pyetjes së Koalicionit ASH-AAA për propozim Ligjin për shtetësinë.

Bushi për “TV21” tha se propozim Ligjin për shtetësinë do ta përkrahë edhe BDI-ja, por edhe vetë ai si zv/ministër i MPB-së.

Bushi vlerëson se në propozim Ligjin për shtetësi ka elemente të cilët kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë dhe se mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi.

“Propozim ligjin për shtetësi të parashtruar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta përkrahë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, nënkuptohet edhe unë si zëvendësministër i Punëve të Brendshme pasi që vlerësojë se në këtë propozim ligj ka elemente të cilat kontribuojnë në plotësimin e duhur të ligjit në fjalë, respektivisht mundësohet lehtësim për qytetarët tanë që të pajisen me nënshtetasi”, tha Nazim Bushi.

Bushi bëri të ditur se është i njoftuar me mendimin e MPB-së, dërguar Qeverisë së vendit dhe sipas tij, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për shtetësinë kërkon debat.

“Unë si zëvendësministër i Brendshëm jam i njoftuar me mendimin e MPB-së dërguar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi propozim ligjin për shtetësi të propozuar nga ASH-AAA. Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për nënshtetësi gjithsesi se kërkon debat, njëjtë edhe mendimi i MPB-së dorëzuar qeverisë”, tha Nazim Bushi zv. ministër i Punëve të Brendshme./TV21/

Advertisement

Read Previous

Hoxhaj: Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën dhe krenarinë e prindërve të tyre

Read Next

Egzona risjell hitin turk në një stil tjetër