Baton Haxhiu: Qytetarët ia kanë borxh Nismës që të hyj në Parlament sepse Limaj është i vetmi që përfaqëson UÇK-në

Analisti i njohur Batnon Haxhiu, në emisionin Prime time në Kanal 10 ka deklaruar se qytetarët e Kosovës ia kanë borxh Nismës që ta votojnë dhe ta kalojnë pragun, raporton NMK-Post. Kjo sipas tij është shkaku se lideri i saj Fatmir Limaj është lideri i vetëm që përfaqëson Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Kur dihet se të tjerët janë në Hagë, i vetmi lider dhe e vetmja parti që ka lidhshmëri me UÇK-në është Fatmir Limaj dhe Nisma. Kjo parti edhe kësaj here duhet të hyj në Parlament, qytetarët e Kosovës ia kanë borxh dhe pastaj edhe le të shuhet si parti. Ramushi kërkon tjetër përfaqësim, ai kërkon të bëhet President dhe kjo kërkesë e tij del përtej kësaj” ka thënë Haxhiu.
Haxhiu në Kanal-10 ka analizuar edhe sondazhet që kryen në Kosovë në prag të zgjedhjeve, të cilat i konsideroi si shumë subjektive. Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të publikoj një sondazh i cili sipas tij do të jetë më reali deri tani./NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like