Në burgun “Shkup”, sot janë kryer kontrolle në 40 qeli, ku janë gjetur 70 telefona celularë tek të burgosurit.
Këtë informacion e bëri të ditur për RTVM drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, i cili theksoi se policia e rregullt e burgut kryen kontrolle të rregullta, por zakonisht gjen vetëm 2-3 ose 5 telefona, të cilët tashmë janë të papërdorshëm.
“Sot, nga njësia ndërhyrëse, 15 policë të burgut nga një institucion tjetër, të cilët nuk janë pjesë e burgut të Shutkës, kryen kontroll në 40 qeli. U gjetën 70 telefona. Çfarë të them, kemi shumë korrupsion në Maqedoni,” tha Pandov.
Advertisement
Advertisement
Advertisement