Basha voton për kryetarin e ri të PD, kërkon mandatin e tretë

Lulzim Basha, i cili kërkon një tjetër mandat tjetër në krye të PD-së, ka hedhur votën e tij në kuti.
Në fund të votimit, ai falënderoi të gjithë demokratët, si dhe komisionerët, ndërsa e konsideroi një proces unik dhe me vlera.

“Dua të falenderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë, demokratët dhe demokratët, komisionerët dhe vëzhguesit. Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të konkurencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur për Shqipërinë dhe do ta cojmë deri në fund betejën kundër regjimit Rama-Doshi”, tha Basha për mediat pas votimit.

Advertisement

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ri, ku në garë janë Lulzim Bashës, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Procesi do të mbyllet në orën 19:00, për të vijuar më pas me numërimin ne 19:30

Advertisement
Advertisement

You May Also Like