Basha: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë (FOTO)

Lulzim Basha publikoi në Opinion dy lista që sipas tij janë dëshmi e një skandali tronditës, atë të fshehjes së të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë dhe raportimin e një shifre gati të përgjysmuar të numrit real.

Denoncimin që do të përbënte skandalin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, Lulzim Basha tha se e kishte të vërtetuar përmes të dhënave që i kishin denoncuar njerëz të përgjegjshëm nga morgu i Tiranës.

Kreu i PD-së tha se kishte me vete dy lista me emra të vdekurish, që duhet të merreshin nga prokuroria menjëherë për të nisur hetimet. ” I bëj thirrje menjëherë prokurorisë të shkojë tani në morgun e Tiranës. Unë dua të mos të kem të drejtë, por po na ndodh e kundërta. Vetëm pardje ke pasur 13 ambulanca që prisnin aty. Gazetarët e linjës atje me të cilët unë kam pasur takime, gazetarët thonin që ambulancat i mbanin aty për të vendosur kë do mbanin për të shëruar dhe kush do vdiste. Nëse ka një të vërtetë dhe sistemi është drejt kolapsit, të bëjmë presion maksimal” tha Basha.

“I kërkoj prokurorisë të shkojë menjëherë, të sekuestrojë dokumentat, se i shkatërrojnë dokumentat atje” u shpreh Basha, i cili tha se njerëz të përgjegjshëm kanë dorëzuar të dhënat pranë Partisë Demokratike.

Në njërën nga listat, tha Basha janë emrat e pacientëve me covid që kanë vdekur dhe janë raportuar, ndërsa në listën tjetër janë emrat e personave që kanë ndërruar jetë dhe janë vërtetuar.

Që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura, sipas të dhënave të PD-së. Nga këto tabela, rezulton se autoritetet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.

Situata është edhe më e rëndë gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like