Bardhi: E kishim rëndë, në momente ishim më të mirë se austriakët

Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi pas ndeshjes me Austrinë, të cilën ndeshje Maqedonia e Veriut e humbi me rezultat 3-1, tha se ishte një ndeshje e mirë për Maqedoninë dhe se në momente madje ata ishin më të mirë se austriakët.

“Normal që është e vështirë që të luftosh ndaj më të mirëve. Mendoj se në momente ne ishim më të mirë, mirëpo ata i shfrytëzuan rastet dhe ky është futbolli. Jam i lumtur që jemi këtu, më gëzon fakti se ekipi është gjallë, kemi edhe dy ndeshje. Do shohim se ku janë gabimet tona, do i analizojmë të gjitha ato. Gjatë këtyre ditëve të pushojmë mirë dhe të besojmë se do luajmë edhe më mirë në ndeshjet e radhës” , ka deklaruar Bardhi./Shenja

Read Previous

Austria mund Maqedoninë në debutimin e saj

Read Next

Nga e mërkura, hiqet ora policore!

%d bloggers like this: