Azem Sadiku rikandidon sërish në Studeniçan

Gjatë ditës së djeshme, në Kuvendi e Degës së Studeniçanit u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së kësaj dege.
Për kryetar të degës së Karshiakës u zgjodh Nimetulla Demiri, ndërsa në kuvend komisioni po ashtu vendosi ta kandidojë për kryetar në Komunëne e Studeniçanit, Azem Sadikun.

“Unë do të jem në përkrahje të vazhdueshme të Azem Sadiku që jeta e banorëve të këtyre anëve të jetë më e mirë, më kualitative dhe më e zhvilluar në të gjitha aspektet.”, u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ndryshe, Azem Sadiku është edhe nënkryetar i PDSH-së dhe është kryetar aktual i Komunës së Studeniçanit./Telegrafi/

Read Previous

Covid-19/ Ulet numri i rasteve aktive në vend, qytetarët vaksinohen

Read Next

Zaev: Milionin e parë e fitova me shitjen e specave

%d bloggers like this: