Avokati i Mijallkovit: U dëshmua se ai nuk ka tentuar të ikë, tani duhet të mbrohet në liri

Avokati i Sasho Mijallkov, Petre Vasilev, thotë se hetimi për gjoja ikjen e klientit të tij, thotë se fare nuk ka patur tentim për ikje, informon Zhurnal.
Sipas tij, me vet këtë, tanimë nuk ekziston një arsye pse klienti të mbahet në paraburgim.

“Askush nuk është fajtor që ai nuk ishte askund. Sasho Mijallkov nuk ka ikur por me siguri është fshehur në objektet prapa shtëpisë së tij”, thotë Vasilev.
Vasilev shprehet se nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur në shkurt dhe nëse qëllimisht është inicuar fushatë mediatike me paraburgimin e klientit të tij por është e rëndësishme se Mijallkov vazhdimisht është paraqitur në të gjitha seancat dhe i ka respektuar deri në fjalën e fundit të gjitha masat që i janë shqiptuar.

Advertisement

Pritjet e avokatit janë se Apelacioni do të marë parasysh këto rrethana dhe dëshmi të reja se Mijallkov nuk ka tentuar të ikë dhe t’i lejohet të mbrohet në liri.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like