Astrit Deharin e vranë apo u vetvra?!

Estimated read time 6 min read

Edhe pas pesë vitesh ende dyshimet vazhdojnë për rastin Dehari.

Akoma vazhdon dilema, disa thonë se u vra e disa besojnë fortë se Astrit Dehari u vetëvra. Të rikujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq në rrethana misterioze brenda qendrës së paraburgimit në Prizren, një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër.

Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij me 5 nëntor të vitit 2016.

Fillimisht u tha se Astrit Dehari, sipas ekspertizave të bëra, ka kryer vetëvrasje në qeli. Megjithatë diçka të tillë nuk ka pranuar Lëvizja që aktivisti i përkiste. Para dy vitesh kishin ardhur rezultatet e një ekspertize të kryer nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Rezultatet e saj lenin për të dyshuar në vetvrasjen e tij. Më tepër ka dyshime të forta se Asrit Dehari u vra. Së pari në fotot e publikuara nga qelia ku ndërroi jetë Astriti, ndër të tjera u gjenden edhe foto të të ndjerit me lëndimet në kokë, dorë, krahë e në pjesën e parakrahut. Si ka mundësi që një njeri që vret veten të ketë lëndime në kokë e kraharor. Edhe pa qenë fare ekspert lirisht mund të konstatojmë se Astriti është rrahur, është kacafytur me vrasësit.

Dëshmi tjetër është edhe peshqiri i gjakosur, e plot të tjera dëshmi brenda qelisë ku ndërroi jetë Astriti. Fakt tjetër është edhe vdekja në mënyrë misterioze e shokut të burgut të Astriti, për këtë ka folur edhe nëna e Astriti. Xhemile Dehari, nëna e dy aktivistëve të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor e Astrit Deharit, është shprehur me habi për dy vdekje të tjera, që ndërlidhen me hetimin e rasteve të vdekjeve të dy djemve të saj.

Në një intervistë Xhemile Dehari deklaroi se është për t’u çuditur se si disa kohë pas vdekjes së djalit të madh të saj, Arbnorit, kishte ndërruar jetë hetuesi i parë i këtij rasti.

“Është shumë për t’u çuditur se hetuesi i parë i rastit të djalit tonë të madh, Arbnorit, vdiq, ndërkaq edhe Astritit i vdiq shoku i vetëm i burgut. Për çka po ndodhin këto gjëra”, ka thënë ajo.

Naser Makolli, ishte shoku i astriti që vdiq në mënyrë misterioze, dhe për këtë nuk u bë shumë bujë, edhe pse është një element shumë me rendësi për hetime.

Astrit Dehari është simbol, bashkë edhe me shumë aktivistë të LDK-së, i pësimit nga dora kriminale që ka qenë në pushtet. Kjo dorë kriminale po merr fund, pasi zgjedhjet e 6 tetorit i dhanë vendit një frymë të ndryshimit.

Advertisement

Nëse deri dje VV dhe LDK kanë akuzuar kriminelët në pushtet, tani më largimin e atyre e kanë obligim që të gjithë mëkatet e tyre t’i paguajnë me një drejtësi të fortë, të paanshme dhe që t’i shërben vetëm të vërtetës.

Do të doja që Astriti mos të ishte vra, kjo do ishte një njollë më pak në shtetin, respektivisht në emër të atyre që kanë udhëheq me shtet, megjithatë ka shumë pak shpresë të jetë kështu. Pavarësisht epilogut, duhet që e vërteta të del në pah.

Familja Dehari meriton të vërtetën, ashtu si edhe Kosova. Astrit Dehari është viktimë e kapjës së shtetit, i atyre që për pushtet kanë vra. Rasti i Astrit Deharit do të mbetet enigmatik si Mehmet Shehut, me dilemën alla hamletiane “u vra apo e vranë”?!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like