Arr*estohet protestuesja në SHBA – Kompjuterin e Pelosit deshi tua shiste rusëve

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sul*mit të dhu*nshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit rus.
Një agjent i FBI-së i zbuloi detajet në një deklaratë të shkruar, të bërë nën betim, e cila u bë publike të dielën në mbrëmje, ku përshkruhet një çështje penale kundër Riley June Williams nga Pensilvania e akuzuar për hyrje të paligjshme në ndërtesën e Kapitolit dhe orientimin e njerëzve drejt zyrës së zonjës Pelosi.
Vjedhja e pajisjeve elektronike nga zyrat e kongresit ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm pas sulmit nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.
Prokurori i Përkohshëm amerikan Michael Sherwin tha pas su*lmit se disa nga vjedhjet mund të kishin rrezikuar potencialisht ato që ai i quajti “objekte me vlerë për sigurinë kombëtare”.
Në aktpa*dinë e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit thuhet se FBI-ja e kishte siguruar informacion nga një person që u tha se ishte një ish-partner intim i zonjës Williams.
Personi që dha informacionin tha se zonja Williams “synonte t’ia dërgonte pajisjen kompjuterike një miku në Rusi, i cili më pas planifikonte t’ia shiste atë shërbimit rus për zbulimin e huaj (SVR)”, thuhej në deklaratën e bërë nën betim.
Sipas personit që dha informacionin “transferimi i pajisjes kompjuterike në Rusi deshtoi për arsye që nuk dihen dhe zonja Williams ose e ka ende pajisjen kompjuterike ose e ka shkatërruar atë”. Strukturat e zbatimit të ligjit po vazhdojnë ende hetimet mbi këtë çështje.
Agjencia e lajmeve Reuters bëri të ditur se nuk ka mundur ta kontaktojë zonjën Williams për një koment.
Sipas FBI-së, duket se zonja Williams jeton në një banesë të cilën ajo ndante me nënën e saj e që ndodhet pranë Harrisburgut në Pensilvani. Ajo ka çaktivizuar gjithashtu numrin e telefonit si dhe ka mbyllur llogaritë e saj në median sociale.
Një zëdhënës i zonjës Pelosi, Drew Hammill, nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me rastin.
Dy ditë pas sul*mit të dhu*nshëm në Kapitol zoti Hammill tha se një kompjuter portativ i përdorur për prezantime ishte vjedhur nga një sallë konferencash në zyrën e zonjës Pelosi. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin kompjuter të cilin akuzohet se ka marrë zonja Williams.
Burimi: https://www.zeriamerikes.com/a/5742311.html?fbclid=IwAR1S3Xp27XdqmrIIDZnBsrOGtTSTSTcqKNqUaIWLoAPEpZKaaDxLMYwJtGQ

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like