Një zjarr relativsht i madh e ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK. Në videon e siguruar nga Nacionale, shihet qartësisht zjarri dhe tymi që del nga IML-ja.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë zhvillim dhe është në pritje të një përgjigje nga ky institucion. Koha raporton se zjarrfikësit kanë bërë të ditur se janë rrugës për në vendin e ngjarjes, që është afër QKUK-së, spitalit më të madh të Kosovës.
Advertisement
“Është djegur një zyre e objektit në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet.” – ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Advertisement
Advertisement