Ministri i Sigurisë i Bosnjës, Nenad Neshiq, u arrestua të enjten bashkë me gjashtë persona të tjerë nën akuzat për krim të organizuar, përfshirë pastrimin e parave, abuzimin e postit publik dhe marrjen e ryshfetit, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
Prokurori Shtetëror dhe Ministria e Brendshme e Republikës Serbe të Bosnjës kanë qenë duke e hetuar korrupsionin e dyshimtë në kompaninë publike “Rrugët e RS-së”, ku Neshiqi ishte menaxher gjeneral nga viti 2016 deri më 2020, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe menaxheri gjeneral i tanishëm i kompanisë, Milan Dakiq, si dhe Mladen Luçiq, vëllai i një ish-ministri.
Askush nga kompania nuk ishte menjëherë i qasshëm për koment. Neshiqi, Dakiqi dhe Luçiqi nuk mund të kontaktoheshin për komente.
Prokuroria nuk i publikoi emrat e katër personave të tjerë që janë arrestuar.
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, e akuzoi Zyrën e Prokuroit për fushatë përndjekjeje kundër zyrtarëve qeveritarë serbë.
“Procedura e nisur nga Zyra e Prokurorit të Bosnjës kundër ministrit të Sigurisë, Nenad Neshiq, është tërësisht e papranueshme” – shkroi Dodiku në rrjetin X.
Ndryshe, më 4 dhjetor Neshiq zyrtarisht vizitoi Maqedoninë e Veriut, ku takoi ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ndërsa i njëjti, paraprakisht, rrugës për në Maqedoni, kundërshtonte vizitën e atëhershme të kryeministrit Albin Kurti në Bosnje dhe Hercegovinë.
Потпуно је неприхватљив поступак који је Тужилаштво БиХ покренуло против министра безбједности БиХ Ненада Нешића. Овакав начин рада представља прогон кадрова из Републике Српске с циљем њене дестабилизације.
Тужилаштво БиХ показује да је постало инструмент појединих страних…
— Милорад Додик (@MiloradDodik) December 26, 2024