Arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një grupi që shiste në tregun e zi armë me rreze të mesme dhe të gjatë

Arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një grupi që shiste në tregun e zi armë me rreze të mesme dhe të gjatë

Policia e Shqipërisë njoftoi se në bashkëpunim me policinë kolumbiane, në operacionin e koduar “Kartagjena” është kapur në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar hetuesia shqiptare si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *