Arrestohet mjeku gjerman, u dha injeksion vdekjeprurës dy pacientëve me COVID

Policia gjermane ka hapur një rast hetimi në qytetin Essen, ku një mjek dyshohet se u ka injektuar dy pacientëve të prekur me COVID-19 një injeksion vdekjeprurës, shkruan The Guardian.

Mjeku i dyshuar nga shkurti punon në spitalin e Essenit dhe policia dyshon për vrasjen e dy burrave të moshës 47 dhe 50 vjeç, që ishin të sëmurë rëndë dhe ishin të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv.
Advertisement

Mediat gjermane raportojnë se mjeku i arrestuar, kishte njoftuar familjarët e pacientëve para se jepte injeksionet vdekjeprurëse.

Spitali gjerman ka njoftuar se mjeku është pezulluarr dhe se janë duke ndihmuar policët në kryerjen e hetimeve./Top Channel

Advertisement
Advertisement

You May Also Like