Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup, ja detajet

Estimated read time 1 min read

Ekipi i volejbollit të Maqedonisë sot është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin gjatë fluturimit nga Cyrihu për në Shkup, njofton Ekipa.

Për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Cyrih ku bëri një ulje emergjente. Volejbollistet tanë po qëndrojnë në hotel dhe nesër në mëngjes do të marrin një fluturim të ri për në Shkup, transmeton Lideri.mk. “Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev për Ekipa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like