Arrestohet 19-vjeçari nga Sllupçani: Nuk është ndalur në shenjë ndalimi dhe ka tentuar të ikë, në veturë janë gjetur emigrantë

Estimated read time 1 min read

Arrestohet 19-vjeçari nga Sllupçani: Nuk është ndalur në shenjë ndalimi dhe ka tentuar të ikë, në veturë janë gjetur emigrantë

Sot në fshatin Orashec të Kumanovës, zyrtarë policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, kanë privuar 19-vjeçarin I.I. nga fshati Sllupçan i Likovës, për shkak se në automjetin “Volkswagen transporter” me targa të Shkupit, me të cilin drejtohej, janë gjetur 12 emigrantë nga Nepali, njoftoi MPB.

Përkatësisht, rreth orës 02:20 në magjistralen “Prijatelsto”, në pjesën Tabanovcë – Kumanovë, nga ana e policëve u është bërë sinjali i automjetit që të ndalet, por ngasësi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen, ka shkëputur magjistralen në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë. dhe pasi ka hyrë në fshatin Orashec është futur në një fushë, pas së cilës ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të largohet”, ka thënë MPB.

Advertisement

Ai u kap shpejt dhe emigrantët u gjetën në automjet. Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kundër tij.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like