Arrestohen katër persona për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Estimated read time 2 min read

Katër persona janë arrestuar në Rahovec nën dyshimin për kryerjen e veprës “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton gazeta10.

Sipas raportit në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË & Armëmbajtje pa leje

Rahovec /24.02.2024-23:45 Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësorMe vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Gazeta10/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like