Arrestohen babë e bir në Gostivar, policia në shtëpi u gjeti drogë shiringa dhe peshore

MPB ka njoftuar se me datë 15.02.2025 në ora 14:20, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës, kanë bastisur shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të G.Gj. (42) nga Gostivari. Gjatë kontrollit janë gjetur tre shiringa të mbushura me lëng, një peshore dixhitale dhe marihuanë. Për shkak të dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “prodhimi dhe tregtimi i paligjshëm i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” janë privuar nga liria G.Gj.dhe babai i tij J.Gj. (69). Ata janë ndaluar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme dhe ndaj tyre do të përgaditet parashtresa përkatëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *