Ambasada gjermane injoron Kurtin, s’publikon fare fotografi nga takimi i tij me Merkelin

Estimated read time 1 min read

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë, aty ku ajo u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Por, kjo ambasadë ndonëse takimin me Kurtin e ka përmendur kalimthi në komunikatë, nuk ka publikuar asnjë fotografi nga i njëjti, shkruan lajmi.net.

Kjo ka ndodhur ani pse ambasada ka publikuar fotografitë nga takimet me liderët e tjerë, përfshirë Edi Ramën, Zoran Zaevin si dhe Aleksander Vuçiqin të cilin e takoi gjatë vizitës që pati në Serbi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like