Basha nuk pranon të marrë fjalën: Dua Ramën në Kuvend!

Estimated read time 2 min read

Ka nisur pjesë e tretë e seancës parlamentare që po mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Në kohën kur fjalën duhet t’a marrë opozita, kryedemokrati Basha ka kërkuar që të jetë në Kuvend, kryeministri Edi Rama, ndryshe nuk pranon të flasë.
Lindita Nikolla: Faleminderit, vijojmë me rendin e ditës. Fjalën e ka Lulzim Basha. Rregulloja ka përcaktuar vijimësinë e punës së kësaj seance. Nuk ka asnjë nen që i përgjigjes tuaj.

Jorida Tabaku: Kemi detyrim ndaj qytetarëve që kryeministri të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës, na sollët në seancë në orën 13:00, erdhëm, na sollët në orën 16:00, ja ku jemi. Keni gjithë ditën që na zvarrisni, ai i ka vënë firmën këtij dokumenti, kështu që të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës.

Advertisement

Gazment Bardhi: A mund tu shpjegoni shqiptarëve çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri Rama që nuk është në seancën më të rëndësishme të këtij parlamenti? ka dhënë ndonjë shpjegim? Ka detyrim kushtetues të jetë në seancë. /albeu.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like