Aksident në Itali/ Shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset për vdekje

Estimated read time 1 min read

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë.

Sipas mediave fqinje, mësohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, ndonëse në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Ata u përpoqën të nxirrnin 38-vjeçarin nga rrënojat, por mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.Ndërkohë, policia rrugore ka kryer hetimet e nevojshme në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkaku që çoi në vdekjen e 38-vjeçarit ishte rënia e gjumit./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like