Aksident i rëndë trafiku në Strazhë

Estimated read time 1 min read

Aksidenti i rëndë i ndodhur para rreth një orë në rrugën Gostivar – Kërçovë pas pjesës së guroreve siç duket ka marrë edhe jetë njerëzish, mëson in7 nga dëshmitarë okularë.

Sipas informatave jozyrtare, pasojat e aksidentit janë të rënda. Disa herë ka ardhur ambulanca për të marrë të lënduarit apo viktimat. Qytetarët nuk lejohen të afrohen afër vendngjarjes. Shtatë persona janë dërguar në Spitalin e Gostivarit, ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për gjendjen e tyre

Advertisement

Aktualisht komunikacioni është i ndërprerë derisa organet t’i kryejnë procedurat e nevojshme dhe të largohen nga rruga automjetet e aksidentuara./In7/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like