Aksident i rëndë me autobus/ Humbin jetëm 16 persona – mes tyre edhe fëmijë

Estimated read time 1 min read

Të paktën 16 persona u vranë sot, duke përfshirë disa fëmijë, dhe më shumë se 26 u plagosën kur një autobus u përmbys në një autostradë në veri të kryeqytetit, tha zëvendëspresidenti i Nikaraguas, Rosario Murillo.

Aksidenti ndodhi pranë Rancho Grande, një qytet në departamentin Matagalpa, në veri të Managua.

“Nëntë nga 16 viktimat janë identifikuar deri më tani”, tha Rosario Murillo, gruaja e presidentit të majtë të Nikaraguas, Daniel Ortega.

Shoferi humbi kontrollin e mjetit në të cilin ndodheshin rreth 70 persona dhe më pas u përmbys në urë, tha ajo.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like