Ahmeti, Sela dhe Kasami urojnë kreun e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ali Ahmeti
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ia ka uruar Lumir Abdixhikut postin e ri si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“I nderuari Lumir, Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e radhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.
Gjithashtu, faleminderoj edhe ish kryetarin e LDK dhe kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat”, shkruan Ali Ahmeti në facebook.

Bilall Kasami:
Me votën e delegatëve të kuvendit, Lumir Abdixhiku sot u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik, ku delegatët përmes votës së tyrë zgjodhën udhëheqësinë e re.
Subjekti më i vjetër në Kosovë votoi për gjeneratë të re, kjo padyshim flet për pjekuri dhe vetëdije në skenën politike të Kosovës.
Lumirit, i uroj shumë sukses dhe fat në detyrën e re, shkruan Kasami.

Advertisement

Ziadin Sela:
Uroj Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë ditës së sotme.
Qytetarët e Republikës së Kosovës u shprehën shumë qartë për ndryshim në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se duke iu kthyer menjëherë bazës së saj dhe duke zgjedhur një udhëheqje të re sot, Lidhja Demokratike të Kosovës po dëshmon pjekuri të lartë dhe demokraci të brendshme.
Përgëzoj Lumir Abdixhikun duke i uruar fat të mbarë në rolin e tij të ri si Kryetar i LDK-së, ka shkruar Sela./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like